Deputeti shqiptarë nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për situatën akuale politike në vend dhe atë se kur do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, është hapur tema edhe për “bombat” e LSDM-së, të cilat nuk u publikuan të gjitha.
Unë në LSDM jam nga shtatori i vitit të kaluar, kur filluan të publikohen bombat kam qenë gazetarë, ka thënë deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili shton më tej se ka “bombë” edhe për Monstrën.
“Atëher kur duheshte të publikohet bomba për Monstrën ndodhi Kumanova”, tha Zekiri.
Zekiri gjatë këtij debati televiziv në Tv21 në #Click Plus deklaroi që përmes një mesazhi të sapo dërguar nga Edmond Ademi e informon se programi politik i LSDM-së tashmë është gati dhe në shqip.
“LSDM programin qeveritar do ta shpërndajë edhe në gjuhën shqipe. Këtë e kanë përgatitur organet partiake, ndërsa lajmin për këtë e bëri të ditur anëtari i kryesisë së kësaj partie, Edmond Ademi”.
Sipas tij, programi është gati në gjuhën shqipe dhe se shpejti tek ai do të kenë qasje gjithë qytetarët shqiptarë, për të parë ate si ofertë.
Programi i LSDM-së i publikuar ditë më parë nga lideri Zoran Zaev për Qeverinë e re është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Jozytraisht nga LSDM, bëjn medije se edhe ueb faqja e kësaj partie do të jetë në gjuhën shqipe.
LSDM programën qeveritare e publikoi para pesë ditësh.
***********
Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari në emisionin Click Plus të tv21, tha se pse nuk zhvillohen konferenca në gjuhën shqipe në LSDM.
Taravari iu drejtua Zekirit se pse LSDM-ja nuk ka gjuhë shqipe në faqen e tyre zyrtare, edhe pse ka marrë shumë vota nga shqiptarët.
Muhamed Zekiri iu përgjigj se LSDM shumë shpejt do ta bëjnë edhe këtë, pasi sipas Zekiri LSDMja në fushatë komunikatat i ka bërë në shqip./Almakos