Sonte në emisionin Click Plus në televizionin 21, zhvillohet debat në mes Izet Mexhtit, Muhamed Zekirit dhe Arben Tarabari.
Muhamed Zekiri nga LSDM deklaron që s’ka kurfar pengese të bëhet kryeparlamentari shqiptar. Qeveria është teknike, afati për zgjedhje lokale ka skaduar ndaj është prioritare ta vëmë në funskion parlamentin dhe në këtë drejtim jemi duke biseduar dhe me partitë.
Kaloi koha kur shqipatërt vetëm fotografoheshin, ne kemi qenë dhe jemi pjesë e gjithë asaj që është përgaditë si program i LSDM-së. Pse nuk jemi prezantuar dhe në shqip, do ishte një humbje kohe gjatë përkthimit të programit partiak.
“Jemi në bisedime për të zgjidhur këtë çështje, për LSDM kjo nuk paraqet kurrfarë pengesë. Jemi në konsultime të fundit për ta vënë në funksion Parlamentin”, ka thënë Zeqiri i LSDM-së në emisionin Click plus në TV21, përcjell Almakos.
Izet Mexhiti nga rradhët e BDI-së mendon që duhet të krijohen kushte që në këto momente të zhbllokohet parlamenti meqe kemi një ngërç të institucioneve , e veçanërisht njerëz të biznesit i ndjejnë amullin e kësaj situate politike të krijuar. Ai shton se janë pjek kushtet që një nga tre funksionet e shtetit të jetë shqiptar.
“Pajtohem që me rëndësi është të konstituohet Parlamenti, sepse ka një ngërç politik, ku më shumë ndjenë pasojat biznesi, pra hyjmë edhe në një vakuum ligjor për komunat ku nuk dinë se si duhet të veprojnë…Një ditë e më parë të konstituohet Parlamenti”, ka thënë Mexhiti i BDI-së.
Arben Taravari nga LR-PRDSH deklaron që ky mandat do jetë e dëshirueshme të kemi kryeparlamentar shqiptar, njëra ndër tre pozicionet shtetrore është koha të përfaqësohet nga palët tona, panvarësisht nga cila parti. Prisja edhe Zekriri të ishte pjesë e atyre paraqitjeve të LSDM-së edhe të reflektonim ndryshe , kështu që ngjyra e kaltër shpresoj të sjell ndryshim, përfundon Taravari.
/Almakos