Prokuroria Speciale Publike, njofton se i dyshuari, Sead Koçan, ka shkuar në udhëtim zyrtar ditën kur Gjykata penale i ka përcaktuar 30 ditë paraburgim për rastin “Trust” të PSP-së, kështu u shpreh Prokurori Special, Gavrill Bubevski, në seancën e hapur të gjykatës së Apelit, ku po diskutohej pas ankesës së mbrojtjes së Koçanit, ndaj vendimit për paraburgim të Këshillit Penal në Gjykatën Themelore Shkup. Ai tha se Sead Koçan është i arratisur dhe askush nuk di asgjë për të tanimë 7-8 ditë, duke shtuar se PSP që në rastin e parë ka pasur frikë se do të ketë tentim të arratisjes ose ngrirje të dokumentacioneve.
“Sead Koçan edhe pse premtonte se do të dëshmoj pafajësi, u largua në ditën e sjelljes së vendimit. Jo një, dy, por në ditën e sjelljes. Dhe tani 8 ditë nuk dihet se ku është. Çfarë është ai udhëtim zyrtarë? Ndoshta është zhdukur deri tani? Tetë ditë nuk po mund ti gjenden gjurmët, as nuk dihet ku është.”, ka deklaruar Prokurori Gavril Bubevski tha se PSP.
Ndërkaq sipas avokatit mbrojtës të Koçanit, Nikolla Dodevski, i dyshuari Sead Koçan nuk është në arrati, por i njëjti është në një udhëtim zyrtar. Sipas mbrojtjes, vendosja e masës paraburgim për Koçanin, është në kundërshtim me praktikën e Gjykatës Europiane për të drejtat dhe liritë e njeriut. Ai e cilësoi si sjellje diskriminuese ndaj të akuzuarit, për faktin se nga tre të akuzuarit për këtë rast, vetëm për Koçanin është caktuar paraburgim, ai madje tha se e gjithë kjo ndodh vetëm për faktin se ai është pronar I një medie.
“Vlerësoj se në të gjitha argumentet qartë thuhet se kërkesa për paraburgim, përcaktimi I paraburgimit, pa u marrë vendimi përfundimtar, prolongim I procedurës që të burgoset Koçan, mbi baza të një vendimi që nuk ka bazë ligjore, është bërë me qëllim që të dëmtohet medium I tij, dhe të dëmtohet reputacioni I tij si biznesmen“, ka thënë Nikolla Dodevski, avokat i Sead Koçanit.
Seanca përfundoi, ndërkaq vendimi i Këshillit Gjyqësor tre anëtarësh do të miratohet më tej, pa ndonjë afat të përcaktuar. I dyshuari Sead Koçan, i cili është njëri nga tre të dyshuarit në rastin “Trust”, të prokurorisë speciale publike, dhe i njejti dyshohet për keqpërdorime financiare, për tanimë shtatë ditë është i pakapshëm për organet e rendit dhe për këtë është kërkuar flet-arrest ndërkombëtar.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
PSP dhe Mbrojtja përplasën argumentet në… by tvshenjaofficial