NATO është garancë e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm e NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e sotshme për gazetarë në të cilën ka prezantuar raportin vjetor. Ai ka thënë se si dëshmi që NATO është e përkushtuar në vendet e këtij rajoni është mbështetja e integrimit euroatlantik të tyre. Ai tha se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të madhe jo vetëm për këtë rajon, por edhe më gjerë.
“NATO ndihmon të ruhet paqja e Ballkanit Perëndimor më shumë se 20 vjet dhe vazhdon ta bënë këtë. NATO është garancë e paqes dhe stabilitetit në rajon, sepse ajo është e rëndësishme për sigurinë tonë. Ne vazhdojmë me mbështetjen e integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, sepse ai është çelësi për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë. Në vitin 2016 kemi hapur derën për Malin e Zi të bëhet anëtare e Aleancës dhe deri më tani, 25 anëtare kanë nënshkruar protokollin qasës që Mali i Zi të bëhet anëtare e 29-të e NATO-s”, ka deklaruar Jens Stoltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Stoltenberg ka thënë se kjo është organizata më e madhe ushtarako-politike në botë
“Ne duam fqinjësia të jetë më stabile dhe presim ajo të jetë fokus i rëndësishëm kur liderët e NATO-s do të takohen në Bruksel në maj”, ka shtuar Stoltenberg.
Stoltenberg ka njoftuar se në takimin e liderëve në maj të këtij viti pritet të marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donalld Trump dhe presidenti i ri francez, që pritet të zgjidhet deri atëherë.
Teuta Buçi /SHENJA/
Stoltenberg: Paqja e Ballkanit Perëndimor e… by tvshenjaofficial