Prokurorja Speciale Rençe Ristovska ka informuar se kanë arritur të marrin vendim për deklasifikimin e një numri të madh të provave dhe se mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në seancën e ardhshme.
Ajo ka theksuar se edhe më tej po hasin në vështirës gjatë bashkëpunimit me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Prokurorja Lençe Ristoska ka theksuar se DSK refuzon të pranoj postën e PSP-së dhe përgjigja për kërkesën e PSP-së deri tek DSK-ja dorëzohet nëpërmjet Ministrit për punë të brendshme.
Seanca e ardhshme për rastin “Fortesa 2” do të mbahet më 5 maj.
Të akuzuarit ngarkohen për shkatërrimin e dokumentacionit në lidhje me sistemin për përgjim të palejuar. /SHENJA/