Është irelevante se ku është Sead Koçan dhe kur do të kthehet. Kështu ka deklaruar avokati i tij Nikolla Dodevski, i cili thotë se mbetet në qëndrimin se është në kundërshtim me ligjin vendimi i Këshillit Penal i cili i ka përcaktuar masën e paraburgimit për Koçanin, si dhe faktin se Këshillin nuk ka vepruar menjëherë pas ankesës së mbrojtjes dhe nuk e ka dërguar lëndën në Apel për tu vendosur.
“Ligjërisht është e pavlefshme vendimi për paraburgim, juristët që thonë se mund të prolongohen afatet për të marrë vendim, nuk e njohin drejtësinë. Kërkuam këshilli ta shfuqizoj vendimin”, ka thënë Dodevski, duke shtuar se Sead Koçan është një njeri i lirë, i cili mund t’i kryejë obligimet e tij.