Një total prej 30 aksidenteve të trafikut kanë ndodhur këtë fundjavë në rajonin e Shkupit.
Në 10 aksidente me lëndime të lehta kanë kaluar 14 persona kurse në 20 të tjerat janë konstatuar vetëm dëme materiale.
Të premten, më 10 mars kanë ndodhur 12 aksidente trafiku. Në 4 prej tyre, 8 persona kanë kaluar me lëndime të lehta, kurse në 8 janë konstatuar vetëm dëme materiale.
Tetë aksidente kanë ndodhur ditën e shtunë, ku në tre aksidente ka pasur 5 persona me lëndime të lehta, e në pesë janë konstatuar vetëm dëme materiale.
Dje janë inspektuar 10 aksidente. Në tre aksidente ka paur 9 persona që janë lënduar lehtl, kurse në 7 të tjerat ka pasur vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj fundjave policia ka sanksionuar 64 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar për kushtet e rrugës, 13 që kanë qarkulluar nën ndikimin e alkoolit, 9 që nuk e kanë respektuar sinjalistikën rrugore, 7 sepse nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit në udhëkryq, 9 për shkak të mos pasjes së rrypit të sigurisë apo kanë shfrytëzuar celularin gjatë ngarjes, 48 vozitës nuk i kanë pasur dokumentacionet e nevojshme për qerkullim në trafik.
Karrotreci ka larguar gjithsejt 79 automjete sepse kanë penguar mbarëvajtjen e komunikacionit.