Prokuroria Speciale Publike ka informuar se tek ata është dorëzuar ankesa e deklaruar nga mbrojtja kundër vendimit për përcaktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar në rastin “Trust”.
Nga PSP kanë njoftuar se në afat prej 24 orëve do të jepet përgjigje ndaj ankesës.
Kujtojmë se i dyshuari i parë në rastin “Trust” është biznesmeni Sead Koçan, i cili për të katërtën ditë me radhë po kërkohet nga autoritet.
Ai nuk gjendet në Maqedoni. Për kapjen e tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtarë.
Mbrojtja ka thënë se Koçan gjendet në udhëtim zyrtar.
Nga MPB kanë njoftuar se lëshimi i urdhrit për fletarrest nuk është publikuar në faqen e internetit ngase ai nuk është i dënuar por vetëm i akuzuar.