MPB pasi që dje nuk ka arritur që në shtet ta gjej Sead Koçan, mbrëmjen e djeshme ka lëshuar edhe fletëarrest ndërkombëtar.
Ai nëpërmjet Interpollit kërkohet në të gjitha vendet, për të vuajtur dënimin prej 30-ditësh paraburgim, i cili paraburgim, ditë më parë ju shqiptua nga Gjykata Penale në Shkup.
Sipas informacioneve Koçan disa orë para se t’i shqiptohet masa e dënimit nëpërmjet pikëkalimit kufitar Tabanovc është larguar nga Maqedonia.
Koçan është i dyshuari i parë në rastin “Trust” në të cilën ngarkohet për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimit të tenderit në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM.