Në vendin Ayavcik afër provincës turke Çanakkala janë kapur 47 migrantë të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë në ishullin grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga AA, ekipe të xhandarmërisë turke kryen operacion në lokacionin Acidere, në afërsi të Ayvacik-ut, dhe kapën së paku 47 persona, ndërsa bëhet fjalë për migrantë me origjinë nga Siria, Afganistani, Kongo, Maroku dhe Eritrea.