Xhemaludin Idrizi, ish drejtor i gjimnazit Zef Lush Marku në Shkup, duke uruar ditën e arsimit, ditën e shkollës në gjuhën shqipe thekson se kemi nevojë për analizë të thellë në të bërit krahasimin dje dhe sot, megjithatë meqë jam në arsim nga vitet e 70-ta , tani në një peruidhë të trazicionit, më parë arsimi ishte i idioligjuar dhe jashata asaj nuk mund të dilej, me ca probleme në sferën kadrovike, qoftë sfera e përfshirjes së fëmijëve nëpër shkolla , pjesa e botimit të teksteve,.. mirëpo në atë periudhë në faze të ndryshme arsimi ka ecur përpara deri në viin ’81. Në ’90-ën arsimi u dëmtua shumë në atë kohë, aludoj në lokalet e shkollave, teskteve.. tekstet e para në gjuhën shqipe i kemi në 1974 e më parë janë përkthyer ose janë huazuar nga Kosova e Shqipëria, tek më vonë kemi botime vendase. Numri i nxënsve atë kohë ishte teje i vogël. Më’83-’90-ën arsimi i mesëm gati u shkatërrua, nga’90-ta u zhvillua një betejë e veçant për ta kthyer arsimin e mesem. Nga ’94-a me themelimin e USHT-së u kthyen shumë shkolla të mesme shqipe në Shkup.
Me themelimin e Shtulit më 2001-shin dhe legalizimin e USHT-së kemi një sukses të madhë që presim të nxjerrin kuadro të afta. Ajo që tash bëhet është se kemi shpraztira jashtzakonisht të mëdhe me të cilat duhet të merren vetëm institucionet, individët vetëm mund t’i elaborojnë ndërsa institucionet duhet të ofrojnë zgjidhje. Masovizimi sjell dobësi, dhe këtu duhet patur kujdes, e veçanërisht me gishtin e politikës, ku ajo ka hy në çdo pore të arsimit, e që po ballafaqohemi me dëm të paparë, deklaron Idrizi përcjell Almakos.
Azis Pollozhhani, rektor i Universitetit Nënë Tereza thekson se arsimi ka patur fazat e veta të afirmimt dhe ngulfatjes, fazat e shtrirjes dhe ngritjeve, por UNT do jetë përmbushje e disa sferave në kahjen e duhur dhe në funksion të arritjes së qëllimit të ndihmojmë institucionet në kualitet duke korigjuar dobësitë e pse jo që të kemi dhe një Univerzitet me qendër në Shkup. Me punë, angazhim dhe shfrytëzimin e përvojave të mira, përgaditje kadrovike, menaxherjale dhe administrative t’ju bëjm ballafaqim këtyre rrjedhave..arsimi është zinxhir ku të kordinuara në inpakte pozitive do përimsojmë strukturimin e nxënsve, përfundon Pollozhani.
Nuhi Dardhishta, Lidhja e Arsimtarë Shqiptarë në Maqedoni- deklaron që problemi kryesor në Maqedoni është se ne kemi punuar vetëm në sasi e jo në cilesi. Kemi ngexje në reforma në arsim, kështu që me rritje të fondit të orëve, programit..ku fëmijët e klasës së parë s’guxojnë të kenë më shumë se 4 orë.. mjetet mësimore kushtet per punë janë larg, kushtet në 1968 kanë qenë teje të mira në krahasim me ate sot. Drejtori në vend që të kryjë punët menaxheriale ai merret e obligohet nëse do ja ndalin rrymën..profesor i anglishtës jep fizik, dhe një sër problemesh tjara që ne si arsmitar hasemi në shkollë.
Satki Ismaili, drejtor sh.f. Kirili dhe Metodi Tetovë- thekson se mbanim shpresë që tranzicionit do i vinte fundi por kjo është larg, ngaqë ndryshimet që pësojmë janë larg kushteve tona të mundshme dhe kërkesave të kohës. Përpiqem të menaxhoj e mund të cek pa mburje që në Tetevë kemi një kthesë të mirë në arsimin shqip.
Vijne kuadro të reja, vetëm në Komunën e Tetovës kemi nevojë për 9 defektolog, psikolog e nuk i kemi, na mungon çështja e infrastruktures..nuk mjafton vetëm të themi që kemi Univerzitete, na mungon dhe kualiteti ku nëpër të gjitha analizat dalin Tirana e Kosova e ne jemi në fund të listës, vazhdimisht kemi ngecje pa përmisim , pa lëvizje.
Etem Xheladini, veprimtar i arsimit- dekalron që Kumanova ka qenë vatër e rezistencës për arsimin shqip. Sistemi i ish-Jugosllavisë si qendër ekperementale ka pasë Kumanovën ku ndodhën përzirerje të paraleleve, demostratat që rrodhën e kjo bëri që të kemi ngecje në arsim. Me ardhjen e sitemit prural kemi iniciativa qytetare në hapjen e paralele shqipe ku nuk u pritën mirë nga maqedonasit. Pas 2001-shit kemi mjaft probleme me objekte, ku me një objekt shkollor ka mbi 200 nxënës, shumë sasi.. e për të gjitha këto fajet duhet parë nga politika, përfundon Xheladini gjatë këtij debati televiziv në Tv 21, transmeton Almakos.