Faktori ndërkombëtar po bën përpjeke maksimale për zgjidhjen e krizës politike në vend. Kështu deklaroi analisti Sefer Tahiri në emisionin Arena të TV Shenja, i cili do të transmetohet sonte. Duke komentuar porositë e fundit nga Brukseli drejtuar Maqedonisë, ai është shprehur se të gjithë janë të vetëdijshëm që situata politike në Maqedoni është shumë serioze dhe mund të kemi implikime, sa i përket stabilitetit jo vetëm politik, por edhe të aspektit të sigurisë.
“Ajo që është esenciale unë mendoj se faktori ndërkombëtar po bën përpjekje maksimale që situate të qetësohet dhe të hyn në binare politik dhe ajo që është ne rëndësishme situata të kanalizohet në mënyrë institucionale. Por, mendoj se edhe partitë politike dhe deputetët kanë përgjegjësi që kjo situate të kanalizohet. Mendoj se nuk duhet të ketë vonesë në kuptimin e konstituimi përfundimtar të parlamentit sepse ai është në një farë mënyre i konstituuar në verifikimin e mandateve”, tha analisti Sefer Tahiri.
Ndërkohë, sipas ish diplomati Goran Rafajllovski, Bashkimi Evropian në këtë proces ka hyrë shumë seriozisht. Sipas tij, fillimisht ka pasur një ndikim të shkallës më të lehtë dhe ky ndikim me kalimin e kohës është rritur.
“Është mirë që në këtë situatë mundemi të shohim qartë interesimin e BE-së dhe qëndrimin e BE-së dhe të Mogerinit si përfaqësuese më e lartë që vjen në Shkup, që BE është e interesuar në ruajtjen e integritetin dhe shtetësinë e Maqedonisë është e interesuar që Maqedonia të stabilizohet dhe të kthehet në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s edhe përkundër gjitha probleme politike që kanë ndodhur kohëve të fundit që sollën zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha ish diplomati Goran Rafaellovski.
Bashkëbiseduesit theksuan gjithashtu se stabiliteti i vendit është peng i disa politikanëve të caktuar, të cilët duke tentuar t’i ikin drejtësisë, po krijojnë tensione.
Teuta Buçi /SHENJA/
Seferi: Ndërkombëtarët po përpiqen ta qetësojnë… by tvshenjaofficial