Qasja e tillë duhet të ishte ekipore, sidomos kur bëhet fjalë për literaturë shkencore, bëhet fjalë për literaturë që do të përdoret në arsimin e lartë, duhej të kishte qasje më serioze, nuk mundet vetëm një gjuhëtar t’i përkthejë këto vepra sidomos ato nga shkenca teknike dhe natyrore, duhet të jenë pjesë edhe profesionistë – tha profesori universitar Aziz Shehu.
Derisa për zv/ministrin e arsimit nga radhët e VMRO-DPMNE-së Spiro Ristovski, ky projekt jep rezultate të shkëlqyeshme, ministri i Arsimit i cili është nga radhët e BDI-së, konsideron se duhet të bëhet revizion i projektit.
Me siguri do të bëhet edhe një revizion i tillë, unë jam 10 muaj në këtë post dhe mendoj se është më mirë që para se të botohen të bëhet njëfarë analize – tha Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit.
Kontrolli i tenderëve për përkthim dhe botimin e këtyre titujve, nga ana tjetër zbulon përqëndrim të parave në ndërmarrje të njëjta dhe ndarje të shumave milionëshe. Shembull i tillë është ndërmarrja tetovare “Arbëria Dizajn” e cila ka qenë donatore e BDI-së, por edhe ka ushtruar shërbime për partinë gjatë zgjedhjeve. Rekorder absolut sipas tenderëve të fituar është ndërmarrja “Ars Lamina” e cila fitoi thuajse 11 milion euro. Pronarët e ndërmarrjes paraqiten edhe si pronarë të ndërmarrjeve të tjera të cilat mes tjerash kanë fituar lokalitet për shitore për sandviçë në stilin barok, ka punuar në fushata mediatike për agjencinë për kadastër, Qendrën sportive Boris Trajkovski, si dhe për kripet qeveritare për abortin.
Alsat M