Sulmin vandal mbi Shtëpinë e Alfabetit e kanë dënuar edhe nga LSDM-ja, të cilët kërkojnë që sa më shpejt institucionet përgjegjëse ta zbardhin rastin.
Ata thonë se kanë paralajmëruar se dhuna dhe urrejtja e nxitur personalisht nga Nikolla Gruevski dhe e përkrahur nga Gjorge Ivanov, çojnë në pasoja të dëmshme dhe serioze për qytetarët e Maqedonisë.
“Shumica e qytetarëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit u deklaruar kundër politikave të ndarjes, izolimit, urrejtjes dhe mosdurimit të pushtetit të tanishëm dhe kanë zgjedhur jetë të përbashkët në një shoqëri për të gjithë”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.
Sipas tyre, skenarët që kanë për qëllim të shkaktojnë konflikt dhe përplasje mes qytetarëve dhe të thellojnë krizën politike në Maqedoni, me qëllim shpëtimit të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve nga përgjegjësitë për krimet e bëra “nuk do të kenë sukses”.
“Në Maqedoni do të ketë transferim të qetë të pushteti dhe qeveri e re, reformuese e cila do të siguroj stabilitet dhe progres të vendit dhe shtetit. Nxitësit e konflikteve dhe urdhëruesit të këtyre veprave në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin do të përgjigje”, kanë thënën më tej nga LSDM, ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët të ngelin të qetë dhe të mos bien në provokime. /SHENJA/