Ministria e Kulturës ka dënuar aktin e demolimit të Shtëpisë së Alfabetit.
“Ministria e Kulturës e dënon ashpër dëmtimin në fasadën e institucionit nacional ‘muzeu i Alfabetit Shqip’ në Manastir, në të cilin është prezantuar një pjesë e historisë kulturore të popullit shqiptar. Historia e popullit shqiptar është pjesë e trashëgimisë së përbashkët multikulturore, që përbën një tipar të fuqishëm të Maqedonisë. Dhe në këtë drejtim apelojmë për t’u distancuar nga aktet e dhunshme dhe të respektohet trashëgimia kulturore e shtetit tonë”, thuhet në reagim.