Plani i kryetarit të PVD-së Riza Halimi për largimin e APN-së nga pushteti qeverisës dhe koalicioni i ri me BDL, UDSH, dhe grupin e «larguar» nga PDSH-ja ishte në teori i thjeshtë, kurse në praktikë duket të jetë i vështirë. Mbledhja e kryesisë së PVD-së së bashku me kryetarët e nëndegave të kësaj Partia ka shfaqur përçarje të rënda brendapartiake për postin e kryetarit të Komunës së Preshevës.
Ardita Sinani, kryetare e tanishme e Kuvendit Komunal si dhe Xhelal Memeti, zv.kryetarë i Komunës së Preshevës janë dy kandidatët për postin e kryetarit të komunës në koalicionin e përfolur me BDL, UDSH, dhe Grupi PDSH.
Përvoja politike e kryetarit të PVD-së Riza Halimi siç duket nuk i ka ndihmuar kësaj rradhe pasi ka ndarë bazen dhe aktivistët e saj në dy fraksione. Siç njoftojnë anëtarët e PVD-së për presheva.com Riza Halimi në planin e tij për largimin e APN-së nga pushteti lokal nuk ka pasur parasysh interesimin e dy aktivistëve gjegjësishtë Memetit dhe Sinanit për postin e kryetarit të Komunës. Memeti me angazhimin e tij ka arritur të marrë përkrahjen e disa këshilltarëve për postin e kryetarit të Komunës, ndërsa Sinani gjithashtu ka përkrahjen e madhe sidomos të nëndegës së PVD-së për Preshevë.
Manovrimi politik dhe sjella e situates së rëndë brendapartiake të PVD-së, si dhe prishjen e pushtetit të komunës së Preshevës, ka hasur në paknaqësi të aktivistëve të kësaj partie personalisht me kryetarin Riza Halimi.
Disa aktivistë njoftojnë presheva.com se për situaten e krijuar fajësojnë drejtëpërdrejtë Halimin dhe aludojnë në dorëheqje të tij si kryetarë i PVD-së. Sipas tyre Riza Halimi i ka vendosur interesat e disa kompanive lokale mbi interesat dhe planet e PVD-së, gjithashtu mosmarrëveshjet me partnerin qeverisës APN cilësohet nga aktivistët në fjalë si të tejkalueshme. «Gishtat» për prishjen e koalicionit dhe unanimiteti brenda partiak ka sjellur PVD-në e Riza Halimit në rrugën qorre./presheva.com