“Kam pasur takime me liderët dhe takim shumë të gjatë me presidentin Ivanon dhe për këtë arsye u vonova”, tha në fillim të fjalimit të saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini.
Ajo tha se është e rëndësishme që çdonjëri të respektojë shumicën parlamentare, pasi kjo është në pajtueshmëri me vlerat demokratike dhe të NATO.
“Kërkoj nga presidenti të rishqyrtoj vendimin në interes të qytetarëve dhe në pajtueshmëri me kushtetutën e vendit ti jep mandatin partisë që ka siguruar shumicën parlamentare”, theksoi Mogerini gjatë fjalimit të saj.