Zahir Beqiri i njohur me nofkën “Çaush”, i cili është arrestuar në aferën e “incizimeve” u ka dërguar një “selam” nga burgu, siç i ka quajtur, milionerëve të regjimit.
“Eselamu Alejkum-Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju qytetarë të R.M.-së. Sa ndjenjë e bukur këtu në burg që në krevatin tim nga lufta e dytë botërore do të flejnë milionerët e regjimit. Of of, sa bukur. Mos u brengosni, gjithçka do të shkojë si të jetë e lyer. Ju dëshiroj dt të mrekullueshme bashkëpartiakë të mi dhe luftëtarë për liri”, ka shkruar Çaushi në facebook.