02 March
“Vizita e Mogerinit tregon se Maqedonia nuk është e vetmuar, në këtë krizë të thellë të cilët na futën partitë politike prej qeverisjes VMRO-BDI, për periudhën 8 vjeçare të mbështetur mbi krimin, korrupsionin, kapjen e institucioneve etj. Ne vlerësojmë lartë përkrahjen e BE-së dhe besojmë se Maqedonia nuk është e vetme në këtë proces”, tha Kasami.
Thaçi: Konflikti politik po shndërrohet në konflikt etnik
“Qëndrimi ynë është se vendimi skandaloz i Ivanovit vetëmse i vërtetoi tezat, platforma dhe programin e PDSH-së gjatë zgjedhjeve. Ai na përkujtoi se ne shqiptarët duhet të kërkojmë ndryshimin e Kushtetutës së RM-së që tu mundësohet shqiptarëve të jenë të barabartë me maqedonasit. Gjatë takimit shprehëm shqetësimin e madh se ky konflikt politikë shumë shpejtë po dhëndërohet në konflikt etnik. U apeloj shqiptarëve që të mos bien pre e këtyre provokimeve”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.