02 March
Deklaratat e Ivanovit janë kritikuar ashpër edhe nga opinioni në vend. Analisti Arsim Sinani i cilëson si qesharake akuzat e Ivanovit se platforma shqiptare është përgatitur nga një vend tjetër, dhe se kjo paraqet pengesë për të mandatuar kreun e LSDM-së Zoran Zaev. Megjithëse i cilëson si të vonuara, Sinani vlerëson se reagimet e Tiranës dhe Prishtinës ndihmojnë procesin politik në vend.
Alsat-M