Sonte në ClickPlus debatohet mbi temën: Çka ju ofron LSDM-ja shqiptarëve?
Damjan Mançhevski, nënkryetar i LSDM, Albert Musliu, Naser Selmani dhe Gazmend Ajdini.
Damjan Mançevski shprehet se kemi thyerje të Kushtetutës nga Ivanovi, atë që ai bëri sot është formë e grushtshtetit dhe nje hap duke mbrojtur politikat e Gruevskit. Ishte apsolutisht situata në rrethana të qeta kur Ivanov i dha Gruevskit mandatin, ndërkaq kjo paraqet tension kur duhet ti jepet mandati LSDM-së.
Ne krizën më të madhe nuk e kemi gjuhën, por krimin, varfërin, ekonomine.. LSDM do të jetë pasqyrë që do fusnksionojë për një Maqedoni të përbashkët për të gjithë qytetarët, për një jetë më të mirë. Maksimalisht suportojmë t’ju lihet hapsirë shqiptarëve të përdorin gjuhën e tyre. Duhet të tejkalojmë secili veten dhe të përpiqemi të sigurojmë një të nesërme..shprehet Mançevski, përcjell Almakos.
Gazmend Ajdini mendon se definitivisht kemi thyerje të procedurave dhe Kushtetutës, realisht Ivanov nga të gjitha mundësitë gjeti të luaj me raportet ndëretnike të shtetit tonë, akoma s’mund ta kuptoj se si gjuha mund t’ja cënoj themelet e shtetit Maqedon. Këto janë kërkesa nga shqiptarët që jetojnë këtu dhe nga kjo nuk ka ikje. Nuk më kujtohet ndonjë President të mban pozicion etnik ashtu siç bëri Ianov sonte.
Albert Musliu mendon që kemi situat nebuloze, Presidenti edhe një herë dëshmoi se është pjesë e një maqinerie të partisë së tij VMRO dhe ne si qytetar kemi ardhë në situat të degjojmë fyerje të ndryshme. Kushtetutën e mbrojne institucionet, ka organe kompetente dmth shteti ka sistem të mbrojtjes dhe gjuha nuk është ajo që cënon shtetin e Maqedonisë. Ai ka ngjallur tensione dhe frikë në vend që të qetëson qytetarët, ashtu që hyn në situatë duke thelluar aq më shumë krizën. Thjesht ai këtë e ka bërë duke plotësuar intersat e një grupi të vogel. Eshtë tragjike se ne përbejmë një shtet ku nuk mund të bëjmë qeveri.
Nase Semlami thekson që kemi krizë serioze që mund të na çojë deri në luftë civile dhe nuk është aspak e pëlqyeshme që Lsdm dhe Bdi qëndrojnë të heshtur. Situata duhet të ndiqet me më shumë shqetësim, deklaron Selmani, kryetar i SHGM-së në RM-së gjatë këtij debati televiziv në Tv 21.