01 March
Pas vendimit të presidentit Ivanov i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i eurokomisarit Johanes Han i cili tha se Komisioni Evropian tashmë disa herë ka përsëritur se të gjithë liderët e partive më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe presidentin, duhet patjetër ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në shoqëritë demokratike duhet patjetër të pranohet shumica parlamentare edhe nëse dikujt kjo nuk i pëlqen.
Han ka thënë se pret që të gjithë liderët politik dhe institucionet ta lejojnë që procesi demokratik në interes të qytetarëve të shkojë deri në fund