Demë Shehu, njëri prej të akuzuarve në rastin “Kumanova”, sot gjatë dëshmisë së tij për rastin “Kumanova” ka zbuluar se si kanë hyrë në Kumanovë dhe si së bashku me grupin u janë imponuar Fadil Fejzullahut- njërit prej të akuzuarve- që të pushojnë aty, raporton gazeta Lajm.
“Kemi vazhduar më 2-3 maj për në Sllupçan, natën. Pastaj kemi shkuar në Kumanovë, në shtëpinë e një shokut të Mirsadit. Aty kemi ndejt dy –tre netë. Pastaj, s’di si, na kanë bërë trukun, na kanë shty në shtëpinë e Fadil Fejzullahut. As vetja s’më dhimbset sa më dhimbset Fadil Fejzullahut. Më vjen keq për Fadilin. Më vjen keq se na u imponuam te ai. Aty u bë si hotel”, tha mes tjerash Shehu.
Fadil Fejzullahu gjithashtu është i akuzuar si pjesëtar i grupit që u përplas me policinë në Kumanovë.