Në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur demokraci të mjaftueshme, megjithatë ka pasur tentime për t’u bërë diçka. Kështu është shprehur gazetari, Branko Gerovski, gjatë panel diskutimit Mediat dhe gazetaria në procesin zgjedhor. Sipas tij, gjithçka ndryshoi në momentin kur erdhi një strukturë, një regjim në vitin 2006-të, e cila kuptoi se zgjedhjet nuk fitohen në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.
“Gjithçka ndryshoi në momentin kur erdhi një strukturë, një regjim në vitin 2006-të,ndoshta edhe më herët i cili pak më mirë se regjimi i kaluar i cili po ashtu ishte regjim por jo i këtillë, kuptoi barcoletën se zgjedhjet nuk fitohen në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve,por që fitohen me fushatë zgjedhore permanente, me propagandë permanente. Dhe pasi ajo është propagandë e shtrenjtë barcoleta është në atë të shfrytëzoni kasën e vetme, më të lirë më të pasur në Maqedoni dhe ajo është kasa shtetërore. Në atë mënyrë rrjedhin ciklet zgjedhore dhjetë vitet e fundit”, ka thënë Bransko Gerovski, gazetar.
Ndërkohë, gazetarja Gordana Duvnjak nga gazeta Utrinski Vesnik, thotë se duke pasur parasysh atë që ka ndodhur periudhën e fundit, autocenzura është futur shumë e thellë, të paktën siç thotë ajo, në mediumin ku ajo vepron.
“Kolegët e mi janë në grevë. Sa do të duket e pakuptmtë në gjithë këtë situatë absurde në vend, sepse ne jemi në grevë dhe nuk e dijmë se kujt i drejtohemi dhe askush nuk i përgjigjet kërkesave dhe porosive tona. Ka deputet të cilët ka 2 muaj që janë zgjedhur dhe rrijnë në shtëpi. Nuk kemi Qeveri. Kemi ministra të cilët enden. Kështu që e gjithë situata është kryesisht absurde dhe e pakuptimtë”, ka deklaruar Gordana Duvnjak, gazetare.
Ky panel diskutim u organizua nga Qenrda për Liri CIVIL si pjesë e projektit për vëzhgim zgjedhor “Përpara!”, i mbështetur nga Ministria për Punë të Jashtme e Gjermanisë.
Teuta Ismaili /SHENJA/
“Regjimi e kuptoi se zgjedhjet fitohen me… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico