Nëse LSDM dhe BDI bëjnë koalicion, ne nuk do të rrimë duarkryq, por do të veprojmë me të gjitha parimet e lejuara demokratike dhe të mundshme për të mbrojtur vullnetin e popullit i cili ishte qartë i shprehur më 11 dhjetor. Kështu ka deklaruar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në emisionin “Arena”. Ai ka sqaruar se me BDI-në e Ahmetit, kanë biseduar për tre tema Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, PSP-ja, dhe tema e tretë ishte si do të dukej Qeveria sipas pushtetit ekzekutiv. Ai shtoi se BDI në të vërtetë nuk insistonte fare për vazhdimin e mandatit të PSP-së.
“Në aspekt të Qeverisë dhe PSP-së u harxhuan 10 % energji dhe kohë se si të zgjidhen këto dy pika, ndërkohë për Qeverinë kishim qëndrimin se do të duhet të vazhdojë në mënyrë të ngjajshme siç ka qenë deri më tani. Për PSP-në kemi thënë se nuk do të ndërhymë në mandatin e saj, as për ta shkurtuar as për ta vazhduar. BDI dilte në opinion si parti e cila mbështet vazhdimin e mandatit të PSP-së, por në bisedimet me ne nuk insistonte aq shumë dhe thanë se do të mund të biem dakord, se ne nuk kemi rënë dakord, pra ky ishte qëndrimi i BDI-së”, ka thënë Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.
Milloshovski i pyetur për numrin e shqiptarëve që kanë votuar LSDM-në, tha se arsyeja e vetme për një veprim të tillë të shqiptarëve, janë elitat e korruptuara në partitë e vjetra shqiptare, duke aluduar ne BDI-në dhe PDSH-në.
“Sipas meje, arsyeja e vetme pse një numër i madh i votuesve shqiptarë në këto zgjedhje kërkuan alternativë nga parti tjera politike ishte se partitë e vjetra shqiptare apo pjesë e atyre elitave njiheshin si shumë të korruptuar, si në nivel lokal dhe qëndror. Mendoj se korrupsioni në një pjesë të politikanëve shqiptarë, pa fajësuar dikë sepse nuk kam dëshmi të forta, ishin një ndër arsyet kryesore për zhvendosjen e tillë në vetë strukturën politike të votuesve shqiptarë, por edhe në partitë që përfaqësojnë ata”
I pyetur se a do të mund të mbahen zgjedhjet lokale në afatin e duhur, Milloshoski tha se BDI dhe LSDM janë marrë vesh që këto zgjedhje të shtyhen, dhe për këtë shkak edhe marrëveshja mes dy partive po zvarritet kaq shumë.
Enis Murtezi /SHENJA/
Milloshoski: Ja pse shqiptarët kanë votuar LSDM-në by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico