“Për shkak se jemi vend multietnik ka një rregull që në të kaluarën partitë shqiptare kanë kërkuar të jetë edhe ligj, jo vetëm parim. VMRO-DPMNE-ja atëherë deklaroi se është më mirë që të mbetet në parim, për shkak se është e jashtëzakonshme që të bëhet ligj, ky është ai parimi që “fituesi me fituesin të formojnë Qeveri”.
Në këtë temë kemi pasur shumë konferenca për shtyp dhe intervista, sidomos për shkak se edhe bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që të jetë parim. Vetë kryetari i BDI-së ka deklaruar se nëse nuk merret në qeveri partia fituese tek shqiptarët do të bëhet defaktorizimi i shqiptarëve. Tani për herë të parë erdhi situata kthyese, tani gjithçka varet prej BDI-së se çfarë Qeverie do të ketë në të ardhmen. Ne gjendemi nën presion të madh nga votuesit dhe anëtarësia jonë që të luftojmë dhe të mos e lejojmë shkeljen e këtij parimi, sepse ne në mënyrë të drejtë veprojmë gjatë tërë kohës dhe tani dikush tjetër nuk vepron në mënyrë të drejtë ndaj nesh”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së