Frckovski mbrëmë tha se demokracia multietnike është një punë e shtrenjtë. Dhe kjo gjë është e saktë. Pyetja është nëse qytetarët e Maqedonisë me etnitet shqiptar do të janë më të pasur nëse paratë do të janë në dy gjuhësi ( ashtu si zbuloi Bujar Osmani)? A do të bëhemi të gjithë më të pasur dhe më të lumtur nëse vendosim edhe institucione të reja, inspektorate dhe masa gjobitëse për mos respektimin e gjuhës shqipe, shkroi profesoresha universitare, Biljana Vankovska, transmeton Tetova1.
“Është tjetër punë që t`i mundësosh qytetarëve përdorimin e gjuhës ame për t`i realizuar të drejtat e tyre, dhe është punë tjetër që për inati ose me qëllime të errëta ta ndryshosh konstitucionin e shtetit. Kuptohet, edhe unë nuk e kam parë tërë ligjin dhe çka parasheh ai saktë, por nëse Bujar flet për nenin 8 nga Ligji të cilët e kanë shkruar partitë shqiptare dhe i cili nuk ka qenë lëndë e bisedimeve, pasi që ka qenë kusht për koalicionim, atëherë 20 njerëz e kanë kidnapuar Parlamentin, ndërsa ato 100 janë vetëm figura që duhet të votojnë diçka e shkruar nga Osman Kadriu dhe e miratuar nga disa parti shqiptare”, shkroi Vankovska.
Mendoj, shtoi Vankovska, a nuk është nënçmuese për shqiptarët ajo që si fitore e BDI-së paraqitet dygjuhësia në para, uniformat policore dhe të armatës e të ngjashme?