Komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve dhe ai i mallrave në Maqedoni tashmë ditën e shtatë tërësisht është i bllokuar për shkak të protestës së të punësuarve në ndërmarrjet në Hekurudhat e Maqedonisë, të cilët kërkojnë pagesë të rrogave të janarit.
Nga HM Transporti të martën paralajmëruan se deri në fund të muajit duhet të paguhet pjesa e parë e rrogës së janarit, ndërsa prej 10 marsit edhe pjesa e dytë, që është e papranueshme për të punësuarit të cilët kërkojnë pagesë të plotë të rrogave.
Gjoko Ilievski nga Këshilli nismëtar për zbatimin e protestës informoi se tre ditë nuk kanë informatë kthyese nga kryesia e HM Transporti, e as paralajmërim për takime dhe bisedime.
Qeveria në mbledhjen e së martës solli vendim që të transferohen plotësisht 70 milionë denarë përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për nevojat e HM-së.
Powered by WPeMatico