Drejtori i përgjithshëm i “Hekurudhave të Maqedonisë–Transport”, Nikolla Kostov, ka dhënë dorëheqje, pasi që të punësuarit janë një javë në grevë për shkak të pagave të pa paguara.
Si pasojë e kësaj greve, trafiku hekurudhor është ndërprerë që gjashtë ditë. Qeveria mbrëmë vendosi të ofrojë ndihmë direkte prej 70 milion denravë kompanisë, për funskionim të pandërprerë dhe për tejkalimin e problemit, por të punësuarit në këtë kompani thonë se akoma nuk kanë marrë paga.
Ata thonë se greva do të ndalet kur do të paguhet në tërësi paga e janarit.
Powered by WPeMatico