Tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në Shkup përderisa nxënësja e shkollës së mesme është alivanosur në mes të orës dhe ka ndëruar jetë. Tragjedia, siç informojnë nga policia, ka ndodhur në orën 18:30 min në shkollën e mesme të ndërtimtarisë ‘Zdravko Cvetkovski’, në orën e historisë, njofton Aktuale.mk
Bëhet fjalë për 18 vjeçaren A.A. nga Shkupi së cilës për një moment i është rënduar gjendja shëndetësore dhe më pas është rrëzuar nga karrigia. Pas tentimeve të kota të profesorëve që t’ia kthejnë vetëdijen, është thirur ndihma e shpejtë. Ata janë përpjekur që ta reanimojnë por pa sukses.
Më pas nxënësja është dërguar në qendrën urgjente, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj.