Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Vërnicë të Vushtrrisë.
Një burrë ka vrarë fqinjin në makinën e tij dhe më pas ka vrarë edhe gruan në shtëpi.
Burime bëjnë të ditur se ai fillimisht kishte vrarë fqinjin dhe ishte munduar ta bënte vrasjen të duket si aksident me makinë.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa personi i dyshuar për vrasje të dyfishtë është arrestuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti duke e konfirmuar rastin tha se i dyshuari është arrestuar menjëherë ndërsa arma me të cilën dyshohet se janë kryer këto vrasje është konfiskuar.
”Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe sipas informatave që kemi i dyshuari vrasjen e parë e ka kryer në një vend tjetër ndërsa kur është kthyer në shtëpi e ka vrarë edhe viktimën tjetër femër e që dyshohet se është bashkëshortja e tij”, tha Zahiti.
Sipas tij trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa që ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.