Qyteti i Shkupit në seancën e sotme ka vendosur që ti rrikthejë linjat e Ndërmarrjes për Transport Publik 9 dhe 19 por me një përqindje të reduktuar. Përkatësisht, në seancën e sotme u vendos që në linjën me numër 9 nga 26% nisje të jenë të transportit public, ndërsa në 19-tën vetëm 15 përqind të nisjeve të jenë të transportit public. Kryetari i Qytetit të Shkupit tha se kjo është përqindja maksimale që kanë mundur të arrijnë në bisedimet me transportuesit privat.
“Së bashku me transportuesit provat jemi munduar që të gjejmë përqindjen maksimale të numrave të autobusëve publik që do të qarkullojnë në këto dy linja. Problemi rritet edhe me atë se transportuesit privat duhet të japin pajtueshmëri për arsye sepakoja është e tyre sepse e kanë fituar në shpallje”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Ndërkohë, këshilltarët nga rradhët e BDI-së dhe PDSH-së, gjatë takimeve të realizuara me udhëheqësinë e Qytetit të Shkupit, kishin kërkuar që 50 përqind e nisjeve të këtyre linjave të jenë të trasnportuesit publik. Gjatë seancës, ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth këtij vendimi.
“Sa i përket propozimit për numrin 9 dhe 19 vlerësoj se propozimi është gjysmak respektivisht përafërsisht me këtë propozim është pranuar gjysma e asaj për të cilën ne kemi biseduar repsektivisht për atë që jemi dakorduar”, deklaroi Qemal Musliu nga BDI.
“Forma dhe mënyra e komunikimit me Qytetin e Shkupit kemi vendosur këtë rradhë të shfrytëzojmë të drejtën e rregullorës ku unë si coordinator në formë të shkruar do të rrijmë para foltorës për këtë vendim dhe për vazhdimin e degradimit dhe mosrepsektimin të të drejtave të barabarta të qytetarëve të qytetit të Shkupit”, tha Idriz Orana nga PDSH.
Ndërkohë, Trajanovski është shprehur se zgjidhja e këtij problemi është me shpallje të sërishme të konkursit në peridhën e ardhshme me çka do të mund të bëhet korigjim me çka në disa linja ku qarkullon vetëm transportuesi publik të ketë edhe transportues privat.