Janë gjithsej 218 të rinj u pajisën me bursa nga fondacioni Albiz, duke u motivuar për të vazhduar shkollimin e tyre të lartë dhe të mesëm me anë të lehtësimit të mjeteve financiare. Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Albiz”, Ilir Idrizi, tha se ky investim dhe të gjitha që i ndërmerr fondacioni bëhen me të vetmin qëllim për të ngritur nivelin e shoqërisë.
”Investimi për një shoqëri më të ngritur dhe gjenerata me përgjegjësi që do t’i shpiejnë përpara proceset, e konkretizuam përmes platformës edukativo arsimore dhe programeve si, bursa për nxënës dhe studentë , trajnimeve për edukim joformal, ligjëratave motivuese dhe të tjera”, ka thënë Ilir Idrizi, drejtor ekzekutiv i fondacionit Albiz.
Në anën tjetër edhe nxënësit, por edhe studentët u janë mirënjohës për ndihmën që ua ofrojnë vazhdimisht.
”Si organizatë bamirëse i kisha falënderuar tej mase për ndihmën e bursave dhe ju dëshiroj sukses në punën e tyre”, ka deklaruar një student.
”I falënderojmë shumë dhe besojmë që do të vazhdojnë kështu”, tha një studente.
”Është fondacion i përkryer ju ndihmon shumë nxënësve”, deklaroi një nxënëse.
“Albiz”, për të gjashtin vit me radhë i ndihmon të rinjve, duke kontribuar për ngritjen e cilësisë së arsimit.
Hava Tahiri /SHENJA/
Fondacioni Albiz ndau 218 bursa për nxënës dhe… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico