Pas publikmit të tekstit të marrë nga Zëri i Popullit për gjendjen e listës pronësore të Tanja Karakamisheva, ajo ka dënuar rëndë shpifjet e tilla, poashtu thekson se kjo është bërë me qëllim që të dëmtohet imazhi i saj.
“Më datë 13 shkurt në portalin tuaj (Zëri i Popullit) ka qenë i publikuar një tekst krejtësisht me të pavërteta në lidhje me gjendjen time në listën pronësore që pretendohet se korrespodon me listën pronësore të paraqitur.
Nëse në të vërtetë këni dashur ta informoini saktë publikun në lidhje me pasuritë që posedoj atëherë duheshte të jeni profesional, të përgjegjshëm dhe të ndershëm ndaj lexuesve dhe ndaj profesionit tuaj ndërsa apartmenti prej 95 metra katrorë është dhuratë nga prindërit e mi që do të thotë se nuk e kam blerë me paratë e mia ashtu siç dëshiruat ta dezinformoni publikun me tekstin tuaj.
Pastaj është dezinformatë se shtëpia në Dojran me vlerë prej 40 mijë euro është pronë e imja. Bëhet fjalë për pasuri që bashkëshorti im e ka marrë nga gjyshi i tij i ndjerë.
Gjithashtu në tekstin tuaj nuk është e cekur se veturën Jeep Toyota Rav në vlerë prej 11.000 euro e kam blerë në vitin 2014 me kredi, gjithashtu edhe BMW X3 i cili nuk është i blerë në vitin 2009 ashtu si qëndron në tekstin tuaj, por e kam blerë në vitin 2008 gjithashtu me kredit. Nëse e shikoni mirë listën pronësorë do të shihni se vetura Peugeot 207 në vlerë prej 4.000 euro është në emër të bashkëshortit tim i cili e ka blerë para se të martohemi.
Gjithashtu i demantoj edhe informacionet e rrejshme në lidhje me atë “honorar të panjohur” si funksionar (anëtar i bordit mbiqkyrës në Postën e Maqedonisë dhe anëtar i Këshillit për Akreditimi dhe vlerësimin e arsimit të lartë). Aspak nuk bëhet fjalë për honorar të panjohur sepse ato janë publike dhe të njohura ku kapin vlerën gjithsej 16.000 denarë.
Gjithashtu i mohoj informacionet se për botimet që i publikoj në gazetën “Dnevnik”, marr honorar. Do të ishte mirë të kontaktoni me përgjegjësit në gazetën “Dnevnik” dhe të merrni informacion të saktë që gjitha botimet që i shkruaj janë pa ndonjë pagesë ose ndonjë kompensim tjetër.
Karakamisheva nuk posedon dy motora të tipit Honda dhe Yamaha në vlerë prej 12.000 euro, ashtu siç shkruhet në tekst, por nëse lexoni mirë në listën pronësorë ato janë në pronësi të bashkëshortit tim.
Ju në tekstin e shkruar duke përdoru mbiemrin tim, si dhe informacionet e plasuara që kinse këto informacione i keni marrë nga lista pronësore, shihet qartë se keni pasur qëllim të njëllosni nderin tim para gjithë publikut” qëndron në reagimin e Karakamishevës.