Pas takimit të deputetëve të koalicionit Rilindje me Besë me eurokomesarin Johanes Hahn, deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, tha se komesari Han ka ardhur në Maqedoni që ta ndihmojë vendin të dalë nga kriza.
“Komesari Han dhe Bashkimi Evropian janë këtu për të na ndihmuar si shtet që të dalim sa më shpejtë nga kriza, që sa më shpejtë të formohet një qeveri e re. Nuk kishte ndonje porosi të fuqishme, porosia e komesarit Han është që do të ishte mirë, e pëlqyeshme që ne sa më shpejtë të fillojmë dhe të dalim nga kriza. Gjithçka varet nga ne, nga aktorët politik dhe ai na inkurajoi neve, që ne të intensifikojmë komunikimin tonë mes vete, ndërpartiak, që të formojmë një qeveri politike dhe të vazhdojmë proceset tjera”, deklaroi Gashi.