Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka sjellë vendim në favor të gazetarëve të cilët u larguar nga sigurimi i Kuvendit në seancën për sjelljen e buxhetit më 24 dhjetor në vitin 2012 në të ashtuquajturën e Hëna e Zezë. Sipas gjykatës, me procedurë të tillë të sigurimit është bërë shkelje e nenit 10 dhe 6 nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Menjëherë pas shpalljes së vendimit kanë reaguar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, të cilët kanë përshëndetur këtë vendim për rastin “Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë”.
“Ky vendim është i pari me të cilin konfirmohet shkelja e lirisë së shprehjes dhe është shumë e rëndësishme për demokracinë. Gjithashtu vendimi është fitore e bashkësisë së gazetarëve e cila ka treguar se për drejtësi çdoherë vlen të luftojmë. Drejtësia ndoshta është e ngadaltë por çdoherë fiton. Ajo ka kontribuar që në MAqedoni të krijohet kulturë e drejtë dhe të afirmohet parimi I respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, thonë nga SHGM.
Nga SHGM kanë thënë se ky vendim paraqet dëshmi që institucionet në Maqedoni kanë dështuar në përmbushjen e detyrës themelore të tyre për ti mbrojtur dhe promovojnë të drejtat e njeriut.
Teuta Buçi /SHENJA/
Gjykata e Strasburgut vendos në favor të… by tvshenjaofficial