Ministrat e jashtëm, të ekonomisë dhe energjitikës së gjashtë vendeve të Ballkanit, u mblodhën në Shkup për të harmonizuar veprimet e përbashkëta në drejtim të përparimit dhe arritjes së standardeve në fushën e energjetikës, drejtësisë dhe sferave të tjera para mbajtjes së samitit të BE-së në Trueste në verën e këtij viti. Në këtë takim u nënshkruan edhe dy marrëveshje të rëndësishmë në fushën energjetike që kanë të bëjnë me përmirësimin e kornizës ligjore, liberalizimin e tregut energjetik mes gjashtë vendeve të Ballkanit, si dhe rritjen e efikasitetit energjetik që do të sjellë përfitime të mëdha për këto vende.
“Ajo që e pamë sot është nënshkrimi I dy marrëveshjeve nga sfera e efikasitetit energjetik dhe këto dy instrumente duhet të ndihmojnë sektorin energjetik, edhe atë privat edhe atë public. Dy instrumentet parashohin 50 milion euro, por këto instrumente duhet të shfrytëzohen për planifikim e instrumenteve tjera financiare. Kjo nënkupton se potenciali finansiar i këtyre dy instrumenteve është shumë më i madh”, tha komisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han.
“Është me rëndësi të potencohet se bëhen hapa të mëdha në krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike në këto 6 shtete. Për këtëështë e nevojshme fillimisht të harmonizohet korniza ligjore, por ekzistojnë edhe çështje të tjera si liberalizimi i tregëtisë me enetrgji mes vendeve. Siç thash tek të gjitha shtetet është konstatuar një përparim i caktuar, por u caktuan edhe disa qëllimë për secilin shtet që duhet të përmbushen deri në mbajtjen e samitit në Trieste këtë vit”, tha zëvendëskryeministri për ekonomi, Vlladimir Peshevski.
Ministrat e jashtëm një theks të veçantë kanë vendosur edhe në kriteret politike dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE të vendeve kandidate. Kryediplomati i maqedonisë, Nikolla Popovski tha se homologët e gjashtë vendeve kanë nisur edhe një letër të përbashkët në të cilën janë shpehur kundër regjistrimit elektronik të shtetasve të vendeve anëtare, ndërsa janë dakorduar që të kordinojnë edhe veprimet dhe të marin më shumë përgjegjësi në procesin euro integrues.
“Më në fund erdhëm në një përfundim të përbashkët për formimin e një sistemi joformal për udhëheqje të koordinimit tonë rajonal, nuk do ta quaja atë në asnjë rast si Union Ballkanik, por sistem të rotacionit në bazë gjashtëmujore, në të cilën ministrat e punëve të jashtme do të takoheshin në mënyrë jo formale dhe do të punonim mbi sistemin tanimë të themeluar mbi koordinim gjerman”, tha ministri i jashtëm, Nikolla Popovski.
Në takim morën pjesë edhe nënsekretari shtetërorë për punë të jashtme i Italisë, Vinçenco Mendola dhe sekretari general i Këshillit për bashkëpunim regjional, Goran Svilanoviq.