Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka realizuar një takim me ambasadorin francez, Kristijan Timonie. Pas këtij takimi kjo parti ka publikuar komunikatë me detajet e bisedimeve, ku ka thënë se negociatat për koalicion me BDI-në dështuan jo vetëm për shkak të kërkesave etnike, por edhe për shkak të analizave të tyre për zgjedhjet lokale.
Në takim, mes tjerash nga VMRO-DPMNE u theksua se BDI në negociatat për koalicionim udhëhiqet nga analizat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në zgjedhjet e kaluara lokale ishte sfidë serioze që BDI të fitojë në disa komuna për ta strategjike dhe mirë na kujtohet roli i VMRO-DPMNE-së në ato zgjedhje në disa komuna të caktuara, mirëpo kjo megjithatë mbetet punë e BDI-së. do të vijnë zgjedhjet lokale dhe do të shihet nëse vlerësimi i tyre ka qenë i mirë”, njoftuan nga VMRO-DPMNE, shkruan Gazeta Lajm.
Ambasadori francez ka pyetur në këtë takim nëse VMRO-DPMNE vlerëson se Ahmeti është i sinqertë lidhur me atë që e thotë në politikë, me ç’rast ka marrë përgjigje se “sinqeriteti dhe mençuria e tij tani janë para një sfide serioze”.
Në këtë takim, VMRO-DPMNE është shprehur kundër qeverisë së koalicionit të gjerë, duke insistuar edhe një herë që sa më shpejtë të ketë zgjedhje të reja parlamentare.