“Për Maqedoninë është e nevojshme që sa më shpejt të formohet Qeveri, pa marrë parasysh se kush do të jetë në të, me qëllim që vendi të vazhdoj rrugëtimin drejt integrimeve europiane”, ka thënë ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuell Zhbogar.
Ai ka thënë se partitë politike duhet vet gtë vendosin se çfarë Qeverie do të formojnë, ndërsa ajo që është me rëndësi është që ajo të jetë e fort, por edhe e përkrahur nga opozita, pa dallim se cila parti politike do të jetë në opozitë.
‘”Ne nuk mundemi dhe nuk duam që të përzihemi në atë se kush do të formoj Qeveri”, ka deklaruar ambasadori Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës së tij në Prilep.