Siç ka njoftuar Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza i Qytetit të Shkupit, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 12:00, pa rrymë do të ngelin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Makendonska Prerodba”, “Boris Sarafov” dhe “Zenopole” në komunën Gjorçe Petrov.
Nga ora 8:30 deri në orën 11:00 pa rrymë elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Bllazho Orlandiç”, “Crnorizec Hrabrar”, pjesë të rrugës “Llavçanska Korija”, rruga 1616, pompa e benzinës Makpetrol dhe pjesë të rrugës “Dimitar Makedonski” në komunën Aerodrom.
Pa rrymë nga ora 10:00 deri në orën 13:00 do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Dete Tatuliçe”, “Gjorgi Andreeviq”, “Ernest Telman” dhe “Zborska”, në komunën Aerodrom.