VMRO-DPMNE-ja vlerëson se “LSDM-ja dhe Sorosi janë një kur bëhet fjalë për forsimin e agjendës antishtetërore” dhe siç thonë, “Pavle Bogoevski, Ivana Tufekxhiq dhe Lidija Dimova janë vetëm pjesë e të dëgjueshmëve të Zoran Zaevit, të cilët këtë e dëshmojnë”.
“Ata janë trashëgimtarët e Millçinit, i cili nuk ka kurrëfarë problemi të ulet në trupat më të lartë udhëheqës të LSDM-së, e veten ta prezantojë si pjesë neutrale dhe objektive të sektorit civil. Qartë si ditë e bardhë është se revolucionet ose plenumet e tyre mercenare, po ashtu edhe organizatat e tyre joqeveritare nuk i intereson as shoqëria civile, as prosperiteti i shtetit”, thuhet në kumtesën e sotme të VRMO-DPMNE-së.
Në të shtohet se “njerëzit e tillë i interesojnë vetëm llogaritë e tyre bankare dhe funksionet dhe se për këtë shkak, siç theksohet, janë të gatshëm të sulmojnë dhe lëndojnë nëpunës policorë, të djegin, demolojnë dhe shkatërrojnë”
Data 19.08.2025
Aktuale
- Grafiti provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kollashin të Malit të Zi
- Panda e vjetër që magjeps vizitorët në Meksikë
- Detaje nga ekzekutimi i Artur Bashimit: Autori e priti në këmbë dhe e qëlloi me plumb, por arma iu bllokua! Mbërriti me motor dhe ngriti kurthin ndaj 47-vjeçarit
- HTC sjell inovacionin e ri me syzet inteligjente Vive Eagle
- BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”
- Dodiku refuzon vendimin e gjykatës: Jam president i Republikës Serbe
- Gruaja në Prishtinë raporton se u dhunua nga i dashuri, Policia nis hetimet
- Arrestime në Koçan: Tre persona kapen me drogë në dy raste të ndara