Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama në një prononcim të shkurtër për mediat nga selia e kuvendit u shpreh se situata brenda koalicionit me PS ishte problematike dhe u kishin mbetur vetëm dy zgjidhje; të shkarkohej kryeministri ose ministri.
Sipas Ramës, LSI pranoi vendimin e kryeministrit, pasi kjo forcë politike është e vendosur të bashkëpunojë në partneritet të plotë për të çuar përpara reformat e nisura nga qeveria.
“Ka ekzistuar një situatë problematike që ka ardhur duke u agravuar. Kishin dy zgjidhje; të shkarkohej kryeministri ose ministri. Pranuam Ramën për të tregua se LSI është e vendosur të bashkëpunojë me partneritet të plotë për klimë bashkëqeverisje për të çuar përpara reformat e nisura. LSI do të vazhdojë të kontribuojë për ta bërë qeverisjen funksionale në të mirë të vendit. Vendi ka nevojë për qeverisje që sjell produkt. E rëndësishme është të gjejmë gjuhën e përbashkët në të mirë të qeverisjes së vendit”, tha Rama.
30 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)