
Gjurmët e qytetërimit Osman u drejtuan në mbishkrimet e varrezave që mbanin vargje të thurrura për jetën njeriun dhe vdekjen. E për këtë profesor doktor Mehmet Samsakçi vendosi të shkruaj librin”Letërsia e gurëve të varreve turke”.Profesor Samsakçi nga Universiteti i Stambollit ligjëroi mbi këndvështrimin e civilizimit turk-islam kundrejt vdekjes dhe të vdekurit, estetikën në gurët e varreve dhe relacionin midis realitetit dhe fenomenit të vdekjes.
‘’Gurët e varreve dhe epitafet janë elemente të mëdha të civilizimit. Në ato epitafe gjejnë më së miri vendin me shprehjet më estetike dhe më të thella realiteti i vdekjes, fenomeni dhe gjendja e muslimanëve kundrejt realitetit, si dhe perceptimi mbi vdekjen”, tha profesori Samsakçi.
Zëvendësdrejtori i Institutit “Junus Emre” në Shkup, Fuat Korkmaz, tha se epitafet fetare ose letrare kanë qenë një nga karakteristikat më të dalluara të civilizimit selxhuk dhe atij osman.
‘’Në kulturën, letërsinë dhe stilin e jetës së civilizimit turk-islam të rëndësishme sa gurët e varreve kanë qenë edhe epitafet. Ato kanë përmbajtje tejet të rëndësishme me letërsinë, kulturën dhe artin që përmbajnë’’, tha Korkmaz.
Në Konferencën “Vlerat letrare dhe estetike të gurëve të varrezave osmane” që u mbajt në Shkup, morën pjesë akademikë dhe dashamirë të librit dhe artit. Pas konferencës, profesori Samsakçi nënshkroi për lexuesit e tij librin e titulluar “Letërsia e gurëve të varreve turke”.
Hava Tahiri /SHENJA/
Shkup, mbahet konferencë për vlerat letrare dhe… by tvshenjaofficial