
Nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim po zhvillojnë një takim me kryetarin e Ali Ahmeti, takim në të cilin është prezent edhe Musa Xhaferi.
Takimi në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël vjen në momentin kur kanë mbetur edhe dy ditë nga skadimi i afatit kushtetues për mandatarin Nikolla Gruevski që të formojë Qeveri.
Në opinion qarkulluan informacione për pakënaqësi të shumta në mesin e anëtarësisë dhe nënkryetarëve të BDI-së, andaj ky takim mund të komentohet si tentim për të amortizuar revoltën e nënkryetarëve, të cilët nuk pranojnë koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Nga epilogu i këtij takimi, pritet të dihet edhe vendimi përfundimtar për të hyrë apo jo në koalicion me Nikolla Gruevskin. /SHENJA/