
Pesë aksidente me dëme të shkaktuara materiale kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup.
Sipas evidentimit të SPB-së Shkup, dje policia e komunikacionit ka sanksionuar tre shoferë, të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tre kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, 17 kanë vozitur pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar, si dhe 13 shoferë të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular. Janë zënë edhe 36 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
Me automjetin special policor janë larguar 48 automjete.