Shqiptarëve si e para u intereson të kenë të ardhura më të mira, të jenë të punësuar. Të dalim tash nga studioja të bëjmë anketë në Xhon Kenedi çdo shqiptar do të thotë që don punësim, rrogë më të mirë, standard, infrastrukturë më të mirë”. Kështu tha analisti politik Aleksandar Pandov në emisionin ‘Arena’, duke aluduar se shqiptarët nuk janë të interesuar për dygjuhësinë në gjithë territorin e Maqedonisë.
Në pyetjen e bashkëbiseduesit, gazetarit Naser Selmani se “Çka humb maqedonasi nga përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Dellçevë?”, Pandov u përgjigj: “A çka fiton shqiptari? Ne kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë. Ju impononi agjenda të huaja që të merremi me dokrra”.
Gjithashtu sipas Pandov-it, nuk ka nevojë të harxhohet kot buxheti i shtetit duke shkruar tabelat në gjuhën shqipe edhe në Dellçevë.
“Mendoj se duhet marrë parasysh çështje që janë reale, logjike, por nuk shoh asnjë logjikë prap do të them në Dellçevë në tabelë të shkruhet shqip, kjo është vetëm harxhim i pareve të shtetit, ka shumë gjëra tjera më të rëndësishme”, tha ai.
Pandov në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA, tha se Gruevski në asnjë rast nuk ka pozicione shoviniste kundër shqiptarëve, por sipas tij, për Gruevskin të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë të njejtë pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare.