Kryetari i Lëvizjes BESËS, Bilall Kasami sot është takuar me Ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka në selinë e BESËS në Shkup.
“Ky takim në frymë miqësore është në vazhdën e informimit të ndërsjelltë për akualitetin politik në vend. Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë shprehur qëndrimin se Lëvizja BESA në vazhdimësi është angazhuar për daljen e vendit nga kriza politike, dhe kthimin në agjendën e integrimeve euro – atlantike, ndërsa Platforma “Ridefinimi” për këtë është një zgjidhje ideale politike.
Të dyja palët u dakorduan që takimet e këtilla miqësore dhe në frymë pozitive të vazdhojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.