LIBRA ka vendosur që të zhvillojë zgjedhjet e brendshme në datën 11 shkurt dhe këto do të jenë zgjedhjet e para elektronike që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.
“Të gjithë anëtarët e saj janë të ftuar të kandidojnë dhe të marrin pjesë në votim. Fushata, datat e listave dhe kandidatëve si dhe kriteret e zgjedhjeve do të publikohen në libra.al.
Çdo anëtar libra mund te votojë nga shtëpia apo në distancë, mjafton të regjistrohet dhe verifikohet se ekziston. LIBRA është një inovacion i pandërprerë dhe i pavarur”, bën me dije kreu i LIBRA, Ben Blushi.
25 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)