VMRO-DPMNE-ja në reagim me shkrim të paralajmërimeve të LSDM-së për masat për hapjen e firmës, vlerëson se premtimet e kësaj partie janë hipokrite.
“Partia e cila ka mbyllur 684 fabrika dhe la në rrugë 200.000 punëtorë, tani flet për përkrahje të firmave në Maqedoni”, thuhet në reagimin.
VMRO-DPMNE-ja potencon se gjatë periudhës së kaluar në kontinuitet i jep përkrahje ekonomisë së Maqedonisë dhe se deri tani përmes linjës kreditore të BIE-së janë siguruar 350 milionë euro, me të cilat janë përkrahur rreth 6.000 projekte dhe rreth 7.000 vende pune.
Rezultatet nga politika ekonomike, thonë nga VMRO-DPMNE-ja janë të dukshme, respektivisht papunësia është zvogëluar në 23,4 për qind, Maqedonia është në vendin e dhjetë në botë në raportin e “Duing Biznis” dhe është më e mira në Evropën Juglindore për fillimin e biznesit.