Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi përshëndeti sot raportin e Transparency International për perceptimin e korrupsionit, ku Shqipëria renditet ne vendin e 83-të në botë, 5 vende më lart krahasuar me një vit më parë.
Përmes një deklarate për mediat, Çuçi i quajti inkurajuese rezultatet e raportit, që sipas tij dëshmon angazhimin e qeverisë shqiptare për ta çrrënjosur këtë fenomen, dhe qasja që kemi zgjedhur, po funksionon
“Në tre vite qeverisje, ne ndërmorëm reforma të mëdha si ajo territoriale, reforma në shërbimet publike, etj, të cilat ngushtojnë hapësirat për korrupsion”, tha Çuçi.
Sipas tij, zbatimi i reformës në drejtësi është domosdoshmëri historike për të konsideruar arritjet historike në tre vite dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së atyre që angazhohen në afera korruptive.
25 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)